Bota

Zgjedhjet në Turqi: AKP e Erdoganit është partia e parë, por nuk i kalon 30%

Rezultatet tregojnë se koalicioni qeverisës mban një avantazh për të fituar një shumicë në Parlament.

22 Mars 2023, 16:08 Nga k.m.
Zgjedhjet në Turqi: AKP e Erdoganit është partia e parë, por
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Partia Turke për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Rexhep Tajip Erdogan mbetet partia kryesore, por me përqindje të ulëta. Kështu të paktën tregojnë sondazhet e bëra para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 14 majit. Sondazhi i kompanisë së sondazheve Yoneilem midis 18-20 marsit i jep partisë së Erdogan një përqindje prej 30.2%. CHP vjen e dyta me 24.2%, me shumë që vlerësojnë se koalicioni qeverisës ka një shans për të fituar një shumicë parlamentare.

Në të njëjtin sondazh, 3.1% merr Partia Memleket, e udhëhequr nga Muharrem Ince, e cila ndau frontin e opozitës. 

Rezultatet e zgjedhjeve:

AKP: 30.2%
CHP: 24.2%
HDP: 8.4%
IYI: 8%
MHP: 5.9%
MEMLEKET: 3.1%
TIP: 2.8%
YRP: 1.4%
ZAFER: 0.8%
DEVA: 0.4%
Të tjera: 0.9%
Të pavendosur: 10.1%
Nuk do të votojnë: 3.9%

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll