Bota

Agim Ademi u la 48 orë në burg, Federata e Futbollit të Kosovës njofton konferencë urgjente

Ky njoftim bëhet me dije pas burgimit për 48 orë të kreut të FFK-së, Agim Ademi, masë që e ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

22 Mars 2023, 16:50 Nga F.M
Agim Ademi u la 48 orë në burg, Federata e Futbollit të
Agim Ademi

KOSOVË- Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se sot në orën 16:30 në hotel “Emerald” do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Ky njoftim bëhet me dije pas burgimit për 48 orë të kreut të FFK-së, Agim Ademi, masë që e ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”. Lidhet me institucionin që ai drejton.

Postimi i plotë: Të nderuar Ju njoftojmë se sot, në orën 16:30, në hotel “Emerald” mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media. Ju mirëpresim!

Ademi është marrë në pyetje për disa orë, më pas është nisur drejt paraburgimit. Por, mediat e Kosovës raportojnë se ai është ndjerë keq në qeli. Është lajmëruar autoambulanca dhe Ademi është dërguar me urgjencë në spital ku do të mbahet në 48 orët e ardhshme. Më pas pritet të zhvillohet seanca gjyqësore.

agim ademi

Sondazh

Poll