Bota

ME VIDEO- Të ftuarit i del filtri mbi kokë, prezantuesja australiane qesh me lot

Në një moment, ai aktivizoi një filtër që i “vendosi” një kapele në kokë dhe ky imazh shkaktoi të qeshura me lot tek prezantuesja.

22 Mars 2023, 16:28 Nga k.m.
ME VIDEO- Të ftuarit i del filtri mbi kokë, prezantuesja australiane
Mark Borlace dhe Alice Monfries

AUSTRALI- Një prezantuese australiane po përpiqej më kot të frenonte të qeshurën e saj kur i ftuari nuk gjente dot sfondin e duhur në "Zoom". Alice Monfries, nga 9News Adelaide, postoi një klip në Twitter teksa intervistonte Mark Borlace, përfaqësues i klubit të Royal Automobile Association.

Në një moment, ai aktivizoi një filtër që i “vendosi” një kapele në kokë dhe ky imazh shkaktoi të qeshura me lot tek prezantuesja.

"Do të dal dhe do të hyj përsëri së shpejti,"- tha Borlace teksa e kuptoi se çfarë kishte mbi kokë.

MOMENTI ME VIDEO: 

 

mark borlace alice monfries

Sondazh

Poll