Bota

Vuçiç mirëpret Dendias në Serbi: Biseduam për procesin e dialogut! E falënderova për qëndrimin parimor të Greqisë!

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për qëndrimin parimor të Greqisë ndaj Serbisë në këtë çështje. 

22 Mars 2023, 15:57 Nga a.l
Vuçiç mirëpret Dendias në Serbi: Biseduam për
Nikos Dendias dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Alkesandër Vuçiç ka mirëpritur sot në një takim në Serbi ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias. Ai ka ndarë disa foto nga takimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, ndërsa shkruan se biseduan për situatën në rajon dhe vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për qëndrimin parimor të Greqisë ndaj Serbisë në këtë çështje. 

Përfitova nga një ditë e bukur në Beograd për të pritur ministrin Nikos Dendijas, me të cilin biseduam për situatën në rajon, vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy popujve tanë dhe shteteve. E falënderova mikun tonë për qëndrimin parimor të Greqisë, si dhe për angazhimin e tij personal, kur bëhet fjalë për mbështetjen e dialogut, respektimin e së drejtës ndërkombëtare, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe avokimin për përparimin e Serbisë në rrugën drejt integrimit evropian”, tha Vuçiç. ka shkruar në Instagram.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

nikos dendias

Sondazh

Poll