Bota

Bashkëpunëtorët e Xi Jinping shkuan në Moskë...por porositën "fast food" amerikan!

Enturazhi i presidentit kinez porositi dhjetëra çanta me ushqim nga një restorant i njohur për ushqimet e tij "made in USA".

22 Mars 2023, 15:56 Nga k.m.
Bashkëpunëtorët e Xi Jinping shkuan në Moskë...por
Qeset me ushqim

MOSKË- Delegacioni kinez që shoqëroi udhëheqësin e vendit më të populluar në botë në Moskë, Xi Jinping duke se u "ngop" me pulë të skuqur nga një restorant amerikan i ushqimit të shpejtë. Fotot e postuara në Twitter tregojnë se rrethi i presidentit kinez ka porositur ushqim të shpejtë “made in USA”, konkretisht pulë KFC.

Burri që mbante porosinë është fotografuar jashtë hotelit me pesë yje ku u strehua misioni i Xi Jinping në kryeqytetin rus.

Me vizitën e tij në kryeqytetin rus dhe bisedimet me homologun e tij rus, presidenti kinez Xi Jinping u përpoq të krijonte një aleancë të re kundër Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në përgjithësi. Por kur bëhet fjalë për pulën e skuqur amerikane, gjërat ndryshojnë.

Hoteli në pronësi kineze “Soluxe Hotel”, ku ka qëndruar delegacioni i Xi Jinping, ka klientë kinezë me shumicë dhe online mburret me kuzhinën aziatike. Në kushte normale, KFC nuk duhet të ekzistojë më në Moskë pasi, tetorin e kaluar, kompania mëmë e zinxhirit amerikan të ushqimit të shpejtë u tërhoq nga tregu rus si hakmarrje për luftën e Putinit kundër Ukrainës.

Këto restorante tani drejtohen nga sipërmarrës vendas, të cilët me sa duket përdorin qeset e mbetura të paketimit amerikan.

xi jinping lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll