Bota

Ulet veçmas kolegëve të tij/ Deputeti i Fatmir Humolli mban fjalën, braktis Grupin Parlamentar të LVV-së

Një ditë më herët (të martën) kishte paralajmëruar se nga dita e mërkurë do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

22 Mars 2023, 15:49 Nga a.l
Ulet veçmas kolegëve të tij/ Deputeti i Fatmir Humolli mban
Fatmir Humolli

KOSOVË- Ashtu siç paralajmëroi Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka braktisur Gurpin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka vendosur që në senacën e sotme plenare në Kuvend të veçohet nga kolegët e tij të kësaj partie dhe të ulet larg tyre. 

Humolli është ulur tek vendi i  deputetëve opozitarë, afër grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila shkoi dhe bisedoi me Humollin, por duket se biseda e saj nuk rezultoi me sukses, pasi deputeti i LVV vazhdoi të qëndrojë ulur në rreshtin e deputetëve opozitarë, si i pavarur. 

Një ditë më herët (të martën) kishte paralajmëruar se nga dita e mërkurë do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur pas pakënaqësive të tij në Vetëvendosje dhe për shkak se subjekti në fjalë nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tij.

fatmir humolli

Sondazh

Poll