Art&Argëtim

E çuditshme/ Gruaja e lindur me dy vagina bëhet nënë e katër fëmijëve

24 Shtator 2019, 17:09 Nga DOSJA

Melburn – Lauren Cotter është emri i 34-vjeçares nga Melburni i Australisë, e cila në moshën 6-vjeçare është diagnostikuar me një çrregullim të rrallë të organeve gjenitale.

Lauren ka lindur me dy vagina, dy qafa mitre dhe dy sisteme të ndara riprodhimi.

Doktorët i kishin thënë 34-vjeçares se shanset që ajo të bëhej me fëmijë ishin tepër të rralla, por ajo ka thyer çdo pritshmëri që ishte krijuar për të, duke u bërë nënë e jo një as dy po plot 4 fëmijëve.

Çrregullimi i Lauren prek një në 3000 femra në botë, dhe shoqërohet me dhimbje të tmerrshme menstruale.

Organet e saj gjenitale ishin sa gjysma e organeve normale që ka një femër, ndaj dhe doktorët e kishin paralajmëruar që egizstonte shansi që ajo mos të bëhej kurrë nënë.

34-vjeçarja i mbajti 3 vajzat e saj në sistemin e saj riprodhues të majtë, ndërsa djali ndodhej në sistemin riprodhues të djathtë.

Mjekët e shohin rastin e saj si diçka spektakolare, që thyen të tëra ligjet dhe pritshmëritë.

Burimi:Daily Mail  

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete australi gruaja me dy vagina melburn australi gruaja me dy vagina melburn

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Shtator 2019, 16:40

12 fruta që i kemi konsumuar gabim gjithë jetën tonë

Tiranë – Shpesh herë nga mungesa e informacionit dhe nga mënyra e njëjtë që jemi mësuar t’i bëjmë gjërat, i  bëjmë ato në mënyrë të gabuar.Njësoj kemi vepruar e...