Art&Argëtim

Pamje të rënda/ Gruaja infektohet nga bakteri mishngrënës gjatë rregullimit të thonjëve

24 Shtator 2019, 15:30 Nga DOSJA
Pamje të rënda/ Gruaja infektohet nga bakteri mishngrënës

SHBA-  Një grua 60 vjeçare është infektuar me një bakter mishëngrënës, teksa po rregullonte thonjtë e saj me manikyr në një qender estetike në Tenesse. Gruaja është çarë në njërin prej gishtave, dhe pa i kushtuar rëndësi ka vazhduar me rregullimin e thonjëve.

Në fakt e çara e vogel në gishtin e saj, nuk ishte aq e parëndësishme sa duket, sepse ajo ishte infektuar me  një virus ekstremisht të rrezikshëm. Virusi ushqehet me gjakun dhe indet që ndodhen brenda në trup, dhe është fatal për qenien njerëzore.

Pasi kishte mbaruar manikyrin, gruaja vazhdoi për në shtëpi ku dhe dhimbjet e papërballueshme i filluan. Ajo kishte temperaturë, trupi i saj ishte jashtë mase i nxehtë, dhe asaj nuk po i ngelej më asnjë pikë fuqie.

Pasi kaluan pak orë, ajo vuri re se lëkura e gishtit të saj po hapej, dhe dora e saj i ishte enjtur. Gruaja shkoi me urgjencë në spital, ku dhe i thanë se ishte infektuar nga bakteria famëkeqe.

Nëse do të ishte vonuar edhe pak, asaj do t’i duhej të priste të tërë dorën e saj, në mënyrë që të shpëtonte. Bakteria e quajtur Necrotisis Facitis, prek 500 deri në 1500 njerëz në vit në Amerikë, dhe konsiderohet si një prej bakterieve më të rrezikshme.

Burimi: Daily Mail 

E.C. Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete bakteria mishengrenese necrotisis facitis tenessee bakteria mishengrenese necrotisis facitis tenessee

Sondazh

Poll