Art&Argëtim

U kënduan me pasion politikanëve, yjet e muzikës shqiptare që ndezën podiumet e dy kampeve (Foto)

24 Shtator 2019, 16:59 Nga DOSJA
U kënduan me pasion politikanëve, yjet e muzikës shqiptare

TIRANË– Artistët shqiptarë kanë ndezur jo pak herë edhe koncertet e partive politike në kohërat e fushatës. Ermal Mamaqi, Greta Koçi, Çiljeta, Eneda Tarifa, Alban Skënderaj me Miriam Camin edhe shumë të tjerë, nën ritmet e këngëve nxitëve hipnin mbi podium dhe kërkonin që populli të votonte partinë që përfaqësonin.

Por sigurisht si në çdo gjë tjetër edhe në kohërat e fushatave, këngëtarët që i bashkonte muzika çdo natë, i ndanin ngjyrat e partive.

Partia Demokratike është njohur gjithmonë me përfaqësimin nga femrat më bombastike të showbizit shqiptar. Përmendim këtu Çiljetën dhe Greta Koçin, e cila ka drejtuar edhe për katër vite Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Nën selinë blu janë shfaqur edhe shumë VIP-a të tjerë, grupi Elita 5 që me tekstet e tyre kanë bërë të qajnë mijëra shqiptarë dhe aktorja Olta Gixhari e cila është shfaqur gjithmonë krah ish-deputetes Grida Duma.

Por të mos harrojmë edhe Ermal Mamaqin, i cili bëri edhe një këngë në kohën kur kandidonte Sokol Olldashi, me titull “Ma kthe qytetin tim”. Të tjerë artistë që kanë mbështetur fushatat e PD-së kanë qenë Eni Koçi, Julian Deda, Elvana Gjata, Vesa Luma, Soni Malaj dhe Vedat Ademi.

Ndërsa Partia Socialiste ka qenë partia ku kanë kënduar edhe vetë kandidatët, siç ka bërë edhe kryeministri aktual Edi Rama. Në bashkëpunim me grupin “West Side Family”, Rama këndoi këngën “Tirona”, në vitin 2002, këngë e cila u bë jehonë për të rintjë e vendit.

Gjithashtu vlen të përmendim edhe këngën “Çohu”, që sërish kryeministri Rama solli në bashkëpunim me të njëjtin grup “West Side Family”. Ky klip i mbushur më fëmijë u bë në vitin 2009 një këngë për thirrje që dëgjohej edhe në shkolla e çdo dyqan të mundshëm.

Krahas këtij grupi, ka qenë edhe “Produkti 28” me protagonidt Turjan Hyskan që ngjitej në podium duke përkrahur Edi Ramës.

S’duhet tëlëmë pa përmendur edhe çiftin Alban Skënderaj me Miriam Camin të cilët përkrahin gjithashtu selinë violë.

Të tjerë artistë që kënduan nën logon e PS-së ishin edhe Besa Kokëdhima, Olen Çesari, Elhaida Dani dhe Rona Nishliu.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kengetaret shqiptare ne fushata politike kengetaret shqiptare ne fushata politike

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Shtator 2019, 16:40

12 fruta që i kemi konsumuar gabim gjithë jetën tonë

Tiranë – Shpesh herë nga mungesa e informacionit dhe nga mënyra e njëjtë që jemi mësuar t’i bëjmë gjërat, i  bëjmë ato në mënyrë të gabuar.Njësoj kemi vepruar e...