Art&Argëtim

Tragjike/ Babai hidhet tek shinat e trenit sëbashku me vajzën 5-vjeçare

24 Shtator 2019, 14:29 Nga DOSJA
Tragjike/ Babai hidhet tek shinat e trenit sëbashku me vajzën

New York- Fernando Balbuena është emri i 45-vjeçari  i cili u vetëvra në stacionin e trenit të Bronxit, duke u hedhur përpara shinave.

45-vjeçari kishte kapur për dore dhe vajzën e tij 5-vjeçare, të cilën e mori pas vetes në momentin kur u hodh tek shinat.

Vajza e vogël fatmirsisht shpëtoi dhe njerëzit e kanë quajtur shpëtimin e saj një mrekulli.

5 minuta përpara se të vetëvritej, Fernando kishte kontaktuar gruan e tij, e cila ishte nisur me shpejtësi drejt stacionit të trenit.

Në momentin që kishte arritur gruaja kishte kuptuar që burri i saj kishte tentuar të vetëvritej së bashku me vajzën e tyre.

45-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa vajza e tij nuk pësoi asnjë gërvishtje.

Njerëzit e ndodhur në stacionin e metrosë ku ndodhi ngjarja, kanë ngelur të mahnitur sesi ka mundësi që vajza të shpëtonte.

Burimi: Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete bronx mrekulli new york vetevrasje bronx mrekulli new york vetevrasje

Sondazh

Poll