Bota

E dhimbshme, foshnja e porsalindur gjendet në koshin e plehrave

24 Shtator 2019, 16:56 Nga DOSJA

Teksas- Një bebe e porsalindur është gjetur në një qese të zezë pranë koshave të plehrave në kompleksin e apartamenteve Monterra Ponte në Teksas.

Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore pas ndihmës së dhënë nga spitali i fëmijëve, dhe pritet që të jetë më e shëndetëshme se kurrë në ditët në vijim.

Policia po investigon ngjarjen, dhe mendohet se fajtorë mund të jenë pikërisht prindërit e foshnjës.

Ata po mbledhin të tëra kamerat e zonës, për t’a patur më të qartë të gjithë ndodhinë.

Në Teksas ligjet të lejojnë që nëse nuk kujdesesh dot për foshnjen tënde, ta dorëzosh atë në spital apo në jetimore, ndaj gjeste të tilla si hedhja e një bebeje në kazanin e plehrave shihen si akte kriminale dhe ndëshkohen rëndë me burg.

Burimi: Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjehet foshnja ne plehra teksas gjehet foshnja ne plehra teksas

Sondazh

Poll