Bota

Senatori qëllon me armë kundër protestuesve, plagos rëndë një fotograf jashtë Senatit të Haitit

24 Shtator 2019, 12:29 Nga DOSJA
Senatori qëllon me armë kundër protestuesve, plagos

HAITI- Fotografi i Associated Press u plagos nga të shtënat me armë jashtë Senatit të Haitit, nga një senator i cili qëlloi me një pistoletë gjatë një konfrontimi me protestuesit e opozitës.

Dieu-Nalio Chery u godit në nofull nga plumbat e shkrepur nga senatori Ralph Fethiere, mëngjesin e së hënës.

Chery trajtua dhe dhe më pas doli nga spitali Port-au-Prince dhe pritej që t’i nënshtrohej trajtimit të mëtejshëm gjatë kësaj  jave për të hequr, plumbin nga nofulla e tij.

Një person tjetër jashtë Senatit gjithashtu mori plagë të rënda në stomak.

Incidenti ndodhi kur senatorët u mblodhën të hënën për të miratuar emërimin e Fritz William Michel si Kryeministër.

Disa qindra mbështetës të opozitës u përballën me senatorët e partisë në pushtet dhe Z. Fethiere nxori pistoletën kur protestuesit u sulën drejt tij.

Burimi: telegraph

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dieu-nalio chery fotografi i associated press qelloi me pistolete protestuesit senatit të haitit senatori ralph fethiere dieu-nalio chery fotografi i associated press qelloi me pistolete protestuesit senatit të haitit senatori ralph fethiere

Sondazh

Poll