Bota

Shamani siberian ecën 3000 km, për t’i bërë ekzorcizëm Putinit

24 Shtator 2019, 12:43 Nga DOSJA
Shamani siberian ecën 3000 km, për t’i bërë

Rusi – Një shaman i ardhur nga Siberia, është arrestuar pasi kishte ecur 3000 km, dhe kishte dhe 1000 të tjEra për të bërë, me qëllimin për të kryer një event ekzorcizmi mbi Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Aleksander Gabyshev ishte nisur me misionin e tij për të ecur përmes Rusisë deri në Moskë, ku dhe do të kryente aktin e ekzorcizmit, i cili do të bënte sipas tij, që në vitin 2021 Presidenti Putin të jepte dorëheqjen nga qeverisja e Rusisë.

Në instagramin e tij, shamani e quan Putinin një kafshë.

Ai nuk ka arritur ta mbarojë udhëtimin e tij, pasi një ushtri me njerëz të armatosur e kanë kapur në fshatin Vidrinos, dhe e kanë arrestuar.

Arrestimi i tij ka nxitur protesta nga banorët, të cilët e suportojnë mendimin dhe idenë e tij.

Gjatë udhëtimit të tij prej 3000 km, shamani kishte tërhequr pas vetes edhe njerëz të tjerë, dhe kishte mbajtur gjithashtu dhe shumë fjalime publike.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me shamanin, pasi policia nuk jep asnjë deklaratë mbi ngjarjen.

Burimi:CNN 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota rusi shamani siberian vladimir putin rusi shamani siberian vladimir putin

Sondazh

Poll