Bota

Epidemia vdekjeprurëse po vret një e nga një qentë në Norvegji

24 Shtator 2019, 15:09 Nga DOSJA
Epidemia vdekjeprurëse po vret një e nga një qentë në

Norvegji – Sëmundja misterioze e cila i përngjan një epidemie, rezulton të jetë fatale për qentë në Norvegji.

Epidemia mendohet ta ketë fillimin e saj në Oslo, dhe prej andej të jetë përhapur në tërë Norvegjinë.

Deri më tani si pasojë e kësaj sëmundjeje kanë humbur jetën 43 qen.

Ekspertet po mundohen të gjejnë shkaktarin e kësaj epidemie, në mënyrë që më pas të gjejnë edhe kurën për të.

Epidemia nuk prek vetëm një rracë të caktuar, por ka prekur pothuajse të tëra rracat e qenëve.

Të tërë qentë e prekur kanë të njëjta simptoma me njëri tjetrin.

Simptomat përfshijnë të vjellat dhe diarre të përzier me gjak.

Instituti i veterinarisë në Norvegji, ka paralajmëruar qytetarët që nëse qentë e tyre kanë simptoma të ngjashme, ata t’i sjellin nëpër qëndrat e karantinës, dhe mos ti lejojnë qentë të rrine pranë qenëve të tjerë .

Le të shpresojmë që Norvegjia të gjejë kurën e kësaj epidemie, dhe miqtë tanë me katër këmbë të jenë sërisht të sigurtë.

Burimi:Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 43 qen të vdekur epidemia qeneve norvegji 43 qen të vdekur epidemia qeneve norvegji

Sondazh

Poll