Bota

Beteja për Vatikanin, presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Selia e Shenjtë

24 Shtator 2019, 14:16 Nga DOSJA
Beteja për Vatikanin, presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Selia

VATIKAN- Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin, të cilit i ka kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës.

Përmes një komunikate dërguar për media, u bë e ditur se ky takim erdhi në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Thaçi, fillimisht, e ka falënderuar për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës.

“Populli i Kosovës gjithmonë është udhëhequr nga vlerat e Shën Terezës, vlera të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës. Gjithë çfarë ka mbetur është njohja nga Vatikani”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Thaçi e ka informuar sekretarin Parolin për harmoninë fetare në Kosovë, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve, vlera mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Para pak ditësh në Vatikan ka shkuar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i cili pas takimeve me Papën, u shpreh se Vatikani s’do të ndryshojë qëndrim rreth Kosovës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci pietro paroli hashim thaci pietro paroli

Sondazh

Poll