Bota

Mbyten 9 emigrantë në brigjet e Algjerisë

Dy emigrantë, përfshirë një grua, u shpëtuan nga rojet bregdetare algjeriane, ndërsa operacionet e kërkimit ishin duke u zhvilluar për të zhdukurit. 

22 Mars 2023, 09:14 Nga a.l
Mbyten 9 emigrantë në brigjet e Algjerisë
Emigrantë

ALGJERI- Të paktën 9 emigrantë të parregullt vdiqën dhe 9 të tjerë u zhdukën të hënën kur varka e tyre u përmbys në brigjet e Algjerisë. Emigrantët u mbytën në brigjet perëndimore të provincës lindore Skikda. Mediat e huaja raportojnë se dy emigrantë, përfshirë një grua, u shpëtuan nga rojet bregdetare algjeriane, ndërsa operacionet e kërkimit ishin duke u zhvilluar për të zhdukurit. 

Të gjithë viktimat ishin shtetas algjerianë. Vitin e kaluar, më shumë se 30 emigrantë të parregullt u mbytën teksa lundronin nga Algjeria Lindore për në ishullin Sardenja të Italisë në Mesdhe. Për vite të tëra, vendet e Afrikës së Veriut si Algjeria, Tunizia, Libia, Mauritania dhe Maroku kanë qenë dëshmitarë të përpjekjeve të emigrantëve – kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane – për të arritur në Evropë, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Ndërsa disa nga migrantët arrijnë destinacionin e tyre, të tjerë vdesin gjatë udhëtimit.

emigrante te paligjshem

Sondazh

Poll