Bota

KE e gatshme të ndajë 110 milionë euro për të zgjidhur çështjen e migracionit

Ky njoftim vjen në pritje të samitit të komunitetit, i cili do të mbahet në Bruksel më 23-24 mars.

22 Mars 2023, 09:07 Nga a.l
KE e gatshme të ndajë 110 milionë euro për të zgjidhur
Ursula von der Leyen

SHBA- Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar përmes një letre që u është dërguar krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së se, Komisioni Evropian (KE) është i gatshëm të ndajë 110 milionë euro shtesë në vitin 2023 për të adresuar problemet që lidhen me migracionin. Ky njoftim vjen në pritje të samitit të komunitetit, i cili do të mbahet në Bruksel më 23-24 mars, shkruajnë mediat e huaja. 

Çështja e migracionit ka qenë prej kohësh një pengesë midis vendeve të BE-së. Barra më e madhe e pritjes së ardhjeve nga deti bie mbi vendet e Evropës Jugore: Italinë, Greqinë, Maltën, Qipron, Spanjën, të cilat i nënshtrohen parashikimit të marrëveshjeve të Dublinit për nevojën për të ofruar pritje në vendin e mbërritjes. Në të njëjtën kohë, shumë njerëz që vijnë nga vendet afrikane dhe aziatike janë migrantë ekonomikë dhe priren drejt vendeve nordike.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll