Bota

'Spare' fut në telashe Prince Harry-n/ Tregoi 'aventurat' me drogën, Duka rrezikon të dëbohet nga SHBA-ja

Ai pranoi se kishte përdorur kokainë, kërpudha dhe drogëra të tjera.

21 Mars 2023, 22:14 Nga a.l
'Spare' fut në telashe Prince Harry-n/ Tregoi
Prince Harry

BRITANI- Rrëfimi pa filtra dhe i sinqertë i Princit Harry në librin e tij 'Spare' (Treguesi i së vërtetës) duket se po fut në telashe Dukën e Sussex, pasi ai rrezikon të dëbohet nga SHBA-ja dhe të humbasë vizën amerikane. Mediat e huaja raportojnë se Duka rrezikon të humbasë të drejtat e tij për të jetuar në SHBA pasi në një nga kapitujt e librit tregon aventuart e tij me drogën kur ishte adoleshent. Ai pranoi se kishte përdorur kokainë, kërpudha dhe drogëra të tjera.

Rahmani, president i avokatëve të gjyqit të Bregut Perëndimor ka deklaruar se deri më tani nuk është marrë asnjë masë përjashtimi nga SHBA-ja për prince Harryn referuar rrëfimeve të tij për abuzimin me lëndët narkotike. 

Duka i Sussex-it zbuloi në kujtimet e tij, "Spare", të publikuar në janar, se ai përdori kokainë. Ai ka pranuar se ka eksperimentuar me drogërat edhe në moshën madhore. Princi tha gjatë një bisede në internet me ekspertin e traumës Gabor Maté në fillim të këtij muaji se ai i konsideron drogat halucinogjene një pjesë "themelore" të jetës së tij.

Sondazh

Poll