Bota

VIRALE/ ChatGPT jep leksione 'dashurie', mëson përdoruesit si të dalin në takime

Përdoruesit kanë marrë informacione si të dalin në takime në çift apo të joshin një vajzë/djalë. 

21 Mars 2023, 21:45 Nga a.l
VIRALE/ ChatGPT jep leksione 'dashurie', mëson përdoruesit
ChatGPT

SHBA- Softueri i inteligjencës artificiale ChatGPT është bërë së fundmi viral në rrjet duke i përdorur si një burim informacionesh për çdo pyetje që i adresohet, jo vetëm. ChatGPT mund të flasë rrjedhshëm edhe gjuhën e dashurisë. Përdoruesit kanë marrë informacione si të dalin në takime në çift apo të joshin një vajzë/djalë. 

"Në jetë, duhet të jesh i adaptueshëm dhe Tinder nuk është ndryshe," tha përdoruesi i TikTok Dimitri në një klip viral me më shumë se 741,700 shikime, duke demonstruar se si të përdoret ChatGPT për të siguruar një takim në aplikacionin "konkurrues" të takimeve.

Përdoruesi veteran i Tinder tregoi një bisedë mes tij dhe një gruaje që tha se ishte 6 metra e gjatë. Duke përdorur softuerin ChatGPT të krijuar nga OpenAI, Dimitri i dërgoi asaj një poezi dashurie.

VIRALE/ ChatGPT jep leksione 'dashurie', mëson përdoruesit
mesazhi

"OpenAI shkroi këtë poezi madhështore që përndryshe nuk do të mund ta shkruaja me trurin tim kikiriku," tha ai.

Në një pamje të mesazheve të çiftit, gruaja thotë se kjo ishte hera e saj e parë që një djalë të shkruante një poezi për të. Një zëdhënës nga CupidBot, një aplikacion takimesh i bazuar në AI deklaroi më herët se softueri i mundësoi një punonjësi 13 takime në vetëm një muaj.

chatgpt

Sondazh

Poll