Bota

Përplasja e trenave në Greqi i mori jetën 23-vjeçarit/ Rrëfimi rrëqethës i babait: Kur pashë lajmin, sikur më futën thikën në zemër!

Babai i të riut ta treguar momentin kur mori lajmin tronditës të tragjedisë hekurudhore dhe kur kuptuan se 23-vjeçari ishte në renin fatal.

21 Mars 2023, 21:27 Nga a.l
Përplasja e trenave në Greqi i mori jetën 23-vjeçarit/
At Christodoulos Papaioannou

GREQI- Mes viktimave të tragjedisë së trenave në Greqi ishte edhet studenti 23-vjeçar, Kyprianos Papaioannou nga Avgorou, i cili fillimisht rezuloi i zhdukur nga emergjencat civile. Babai i të riut ta treguar momentin kur mori lajmin tronditës të tragjedisë hekurudhore dhe kur kuptuan se 23-vjeçari ishte në renin fatal, shkruajnë mediat greke.   

Të rritësh një fëmijë sot nuk është një gjë e lehtë. Djali im ëndërronte të kishte familjen e tij. Ishte e martë mbrëma kur ai nuk po i përgjigjej telefonit. E fejuara e tij erdhi në shtëpi e shqetësuar dhe na tha se po e thërriste por ai nuk po përgjigjet. Ishte rreth orës 00:30 të mëngjesit. Kur pashë lajmin për përplasjen sikur më futën një thikë në zemër dhe s’kisha më gjak në trup. Pasi dolëm nga spitali i Larisës, kërkova të hapja arkivolin, për të parë djalin. Nuk e dija se çfarë do të shihja. Kur pashë fytyrën e tij, fillova të qetësohem sepse ishte Kyprianos,” u shpreh Papaioannou.

Kyprianos Papaioannou, student i Aristotelit, kishte shkuar për tre ditë në Athinë, për të takuar të fejuarën e tij.  24-vjeçarja Anastasia Adamidou ishte gjithashtu në udhëtimin pa kthim të trenave. E reja kishte mbaruar së fundmi shkollën për stomatologji dhe po vazhdonte studimet në Aristoteli për të siguruar një master, por fati kishte plane të tjera për të. 

at christodoulos papaioannou

Sondazh

Poll