Art&Argëtim

Misteri i lumit të gjakut, banorëve u kërkohet të rrinë larg

24 Shtator 2019, 13:56 Nga DOSJA

Australi – Lumi që kalon përmes Melburnit në Australi, kohët e fundit i ka çuditur banorët vendas, sepse ai ka marrë një ngjyrë të kuqe të ngjashme me gjakun.

Autoritetet e policisë po merren me investigimin e ngjarjes, pasi kanë marrë telefonata të shumta nga banorët të cilët janë të shqetësuar.

Policia ka deklaruar se deri tani shkaqet e ndryshimit të ngjyrës të liqenit, nuk mendohen të jenë natyrale.

Organizata e kujdesit të mjedisit po merret me çështjen dhe thotë se ka shumë gjasa që ky fenomen të ketë ndodhur si pasojë e ndotjes, dhe substancave kimike të shkarkuara në liqen.

Liqeni ka një historik të gjatë me ndotjen, dhe ka ndërruar ngjyrë edhe më parë dukë u kthyer jeshil apo dhe i verdhë.

Në të janë gjetur shpesh substanca kimike të hedhura nga kompanitë që ndodhen pranë tij, ndaj s’do të ishte çudi që e njëjta gjë të ndodhte edhe këtë herë.

Burimi:Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete lumi i gjakut melbourne lumi i gjakut melbourne

Sondazh

Poll