Art&Argëtim

Rrezikon të ngelet e verbër, 25-vjeçarja angleze nuk ka ngrënë kurrë fruta dhe perime!

24 Shtator 2019, 13:16 Nga DOSJA

Angli – Jade Youngman, 25 vjeç nga Norwich në Angli nuk ka konsumuar në të paktën 22 vitet e fundit të jetës së saj asnjë frut apo perime.

25-vjeçarja është ushqyer me pica, krahë pule, dhe ushqime të këtij lloji prej moshës 3-vjeçare e në vazhdim.

Kjo zgjedhje ushqimore nuk ka qenë tërësisht e saja pasi ajo vuan nga një çrregullim i të ngrënit i cili është shumë i rrallë, dhe është njësoj sikur ajo të ketë fobi nga perimet ose frutat.

Mjafton që Jade të shohë një pjatë më fruta dhe perime, dhe asaj i vijen në mënyrë direkte për të vjellë.

Mjekët e kanë paralajmëruar shpesh herë që 25-vjeçarja rrezikon të humbasë shikimin, si pasojë e mungesës së proteinave të ndryshme që s’ka arritur t’i marrë dot nga dieta e vakët ushqimore që konsumon.

Neuropatia është një proçes i ngadaltë dhe pa dhimbje, i cili bën që shikimi të humbasë në mënyrë graduale derisa personi ta humb fare atë.

Një 19-vjeçar, dhe një 18-vjeçare nga Anglia jo më larg se këtë vit kanë humbur plotësisht shikimin nga mënyra e keqe e të ushqyerit, dhe nga evitimi i frutave dhe perimeve.

Burimi:Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete 25-vjeçarja angleze nuk ha frutat dhe perimet rrezikon te mbetet e verber 25-vjeçarja angleze nuk ha frutat dhe perimet rrezikon te mbetet e verber

Sondazh

Poll