Bota

Policia e Kosovës në kërkim të gabitësit/ Publikon FOTON, kërkon ndihmë nga qytetarët: A e njihni këtë person?

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit nëse mund ta identifikojnë personin në fjalë në mënyrë që të bëhet sa më shpejt arrestimi i tij. 

21 Mars 2023, 16:22 Nga a.l
Policia e Kosovës në kërkim të gabitësit/ Publikon
Person i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka publikuar foton e një personi të shumëkërkuar, i përfshirë në grabitje dhe vjedhje. Policia kërkon ndihmë nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit nëse mund ta identifikojnë personin në fjalë në mënyrë që të bëhet sa më shpejt arrestimi i tij. 

"Kërkesë për bashkëpunim, identifikim të personit të dyshua.  Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, vjedhje grabitqare , që ka ndodhur në janar të vitit 2023, në rrugën "Ukshin Hoti" në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192", thuhet në njoftimin për shtyp. 

 

policia e kosoves

Sondazh

Poll