Bota

"Ne nuk jemi idiotë"/ Ministri i Jashtëm i Tajvanit kritika Kinës: Doni paqe? Ndaloni kërcënimet!

Deklarata e Ministrit të Jashtëm për liderin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin vjen ndërsa Xi është duke zhvilluar një udhëtim tre-ditor në Moskë, i cili është cilësuar nga Pekini si një udhëtim paqeje.

21 Mars 2023, 15:53 Nga a.l
"Ne nuk jemi idiotë"/  Ministri i Jashtëm i Tajvanit kritika
Joseph ëu

KINË- Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu ka kritikuar përpjekjet e Kinës për t'u paraqitur si një paqebërës në konfliktin e Ukrainës, ndërsa ajo kërcënon luftë Tajvanit. 

"PRC kërcënon me luftë kundër #Tajvanit dhe të tjerëve, por dëshiron t'i propozojë një plan paqeje #Rusisë, e cila nisi luftën kundër #Ukrainës. Ne nuk jemi idiotë. Dëshironi paqe? Të dy autokratët duhet të ndalojnë menjëherë kërcënimet, agresionin dhe ekspansionizmin e tyre," tha Ministri i Jashtëm Joseph Wu në llogarinë e Ministrisë së Jashtme Tajvaneze në Tëitter. 

Deklarata e Ministrit të Jashtëm për liderin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin vjen ndërsa Xi është duke zhvilluar një udhëtim tre-ditor në Moskë, i cili është cilësuar nga Pekini si një udhëtim paqeje, shkruan CNN. 

Putin tha të hënën se Rusia është e gatshme të studiojë propozimin e Kinës për zgjidhjen e situatës në Ukrainë, por udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur skepticizëm për rolin e Pekinit si ndërmjetësues i paqes. Partia Komuniste në pushtet e Kinës nuk e ka kontrolluar kurrë Tajvanin, por pretendon se demokracia e ishullit të vetëqeverisur është e saja dhe ka refuzuar vazhdimisht të përjashtojë mundësinë e marrjes së saj me forcë. Kina gjithashtu ka ushtruar gjithnjë e më shumë presionin e saj ushtarak mbi Tajvanin duke dërguar rregullisht avionë dhe anije detare përgjatë vijës mesatare të ngushticës së Tajvanit.

joseph wu

Sondazh

Poll