Bota

Raporti i OKB-së: Rreth 8,317 civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Në territorin e kontrolluar nga Ukraina: 6,446 të vrarë dhe 11,374 të plagosur. Në territoret e kontrolluara nga Rusia: 1,871 të vrarë dhe 2,518 të plagosur

21 Mars 2023, 15:47 Nga a.l
Raporti i OKB-së: Rreth 8,317 civilë janë vrarë që nga
OKB

SHBA- Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka bërë publik një raport sipas të cilës thuhet se rreth 8,317 civilë janë vrarë dhe të paktën 13,892 janë plagosur në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus në shkurt 2022, shkruan CNN. Numri më i madh i viktimave civile u regjistrua në rajonet Donetsk dhe Luhansk, tregojnë numrat e OHCHR. Numrat bazohen në informacionin e mbledhur deri më 19 mars 2023, tha OHCHR, duke dhënë detajet e mëposhtme:

Në territorin e kontrolluar nga Ukraina: 6,446 të vrarë dhe 11,374 të plagosur. Në territoret e kontrolluara nga Rusia: 1,871 të vrarë dhe 2,518 të plagosur

Midis këtyre zonave janë qytetet Mariupol në rajonin e Donetskut, si dhe Lysychansk, Popasna dhe Severodonetsk në rajonin e Luhansk, ku ka pretendime për viktima të shumta civile. 

okb

Sondazh

Poll