Bota

Paris, Hong Kong dhe Singapor, janë qytetet më të shtrenjta në botë!

24 Shtator 2019, 12:28 Nga DOSJA
Paris, Hong Kong dhe Singapor, janë qytetet më të shtrenjta

Londër – Një analizë ekonomike e bërë në Londër, thotë se qytetet Europiane janë më të shtrenjta se qytetet e mëdha në Amerikë.

Parisi, Hong Kongu dhe Singapori janë tre vendet më të kushtueshme në botë, prej të cilëve Parisi kryeson listën.

Nga vendet aziatike, Singapori mbahet si më i shtrenjti, duke vazhduar me Osakën, Japoninë, Korenë dhe Seoulin.

Në Europë,  Zvicra mban vendin e 4-ët për nga shtrenjtësia, e ndjekur nga Gjenova në vendin e pestë, dhe Kopenhagen pas saj.

Ndërkohë që në Amerikë, New Yorku renditet si vendi i shtatë, dhe Los Angelos në vendin e 10-të.

Tel Aviv gjithashtu është një vend me një kosto jetese tepër të lartë, ku vetëm transporti publik është 64 përqind më i shtrenjtë se në New York.

Nëse i ndajmë me kategori, qytetet aziatike janë më të shtrenjta përsa i përket blerjes së ushqimeve, ndërsa ato eropiane janë më të shtrenjta në blerjen e pronave apo në jetën e natës.

Karakas, Venezuela, Damascus dhe Siria renditen në vendet e fundit të vëndeve më të shtrenjta në botë.

Burimi: Mansion Global 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hong kong paris singapor hong kong paris singapor

Sondazh

Poll