Bota

Dakodimi për zbatimin e planit evropian/ Vuçiç: Nuk bëhet fjalë për anëtarësim të Kosovës në OKB dhe as për njohje nga Serbia

Në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

21 Mars 2023, 15:22 Nga a.l

 

Dakodimi për zbatimin e planit evropian/ Vuçiç: Nuk
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas një takimi me ministrin italian Antonio Tajani, ka thënë se nuk e ndryshon qëndrimin e tij kur bëhet fjalë për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, siç ka thënë ai duke folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk bëhet fjalë për anëtarësim në OKB dhe as për njohje. 

Të tjerat që kanë të bëjnë me marrëdhënie normale mes serbëve dhe shqiptarëve, pa tensione, Serbia do t’i zbatojë, e nëse do t’i zbatojë dikush tjetër, ne do të shohim”, citohet të ketë thënë më tej Vuçiç.

Në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre. Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk nënshkruan asnjë dokument në Ohër, ndërmjetësuesit evropianë thanë se presin që palët të zbatojnë gjithçka për të cilat u pajtuan liderët. Marrëveshja, që njihet edhe si propozimi evropian, kërkon nga Beogradi që të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll