Bota

Ra dakord për planin e BE-së në Ohër/ PSD bën thirrje për protestë me portretin e Kurtit si 'pinoku'

Në posterin e vendosur, shfaqet kryeministri Kurti si “Pinokio”, personazh në përralla që është kukull druri, e të cilit sa herë që gënjen i rritet hunda.

21 Mars 2023, 14:50 Nga a.l
Ra dakord për planin e BE-së në Ohër/ PSD bën thirrje
Baneri me foton e Albin Kurtit

KOSOVË- Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje për protestë kundër marrëveshjes së Ohrit, e cila u arrit 3 ditë më parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. PSD-ja ka vendosur një poster me fotografinë e kryeministrit Kurti, përmes së cilit ka bërë thirrje që të protestohet më 25 mars në orën 14:00 kundër kësaj marrëveshje. Në posterin e vendosur, shfaqet kryeministri Kurti si “Pinokio”, personazh në përralla që është kukull druri, e të cilit sa herë që gënjen i rritet hunda.

“Protesto kundër marrëveshjes! Kundër mashtrimit!”, thuhet në posterin e vendosur mbi urë.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt janë pajtuar për Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, apo siç njihet edhe si propozimi evropian për normalizim. Më 18 mars, palët, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtim për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll