Sport

Didier Deschamps ka zgjedhur Kylian Mbappé si kapitenin e ri të Francës...

Kylian Mbappé do të jetë kapiteni i ri i skuadrës franceze pas lamtumirës së Hugo Lloris.

21 Mars 2023, 07:41 Nga DOSJA
Didier Deschamps ka zgjedhur Kylian Mbappé si kapitenin e ri të

FRANCE - Didier Deschamps dukej se kishte dy mundësi për të zgjedhur kapitenin e ri të skuadrës franceze: Kylian Mbappé ose Antoine Griezmann. 

Didier Deschamps vendosi. Pasardhësi i Hugo Lloris do të jetë Kylian Mbappé. Në moshën vetëm 24-vjeçare, sulmuesi me 66 ndeshje dhe 36 gola në fanelën e Francës do të mbajë shiritin në krah, të mbartur nga një Kupë Botërore verbuese dhe një status edhe më i sigurt si lider. 

‘Epoka’ e re do të nisë mbrëmjen e së premtes (20:45) kundër Holandës, në Stade de France, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll