Sport

Shfaqen të dy vëllezërit Xhaka në grumbullimin e Zvicrës me dy orë vonesë edhe pse me një Lamborghini!

Kombëtarja helvetike i thirri tre shqiptarë të Kosovës në ekipin e vet kombëtar për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 kundër Bjellorusisë dhe Izraelit.

21 Mars 2023, 11:35 Nga DOSJA
Shfaqen të dy vëllezërit Xhaka në grumbullimin e

ZVICER - Edhe Zvicra ka fillaur grumbullimin e saj nga dita e hënë kur protagonist pëtr helvetët në këtë grumbullim duket të jetë i vetmi shqiptarë mes lojtarëve kryesorë Granit Xhaka, lojtari i Arsenalit i cili që në ditën e parë nën urdhrat e trajnerit Murat Yakin, ka patur një vonesë për rreth 2 orë.

Mesfushori nga Kosova mbërriti i shoqëruar nga vëllai Taulanti me një Lamborghini Urus.

“Kjo vonesë do të të kushtojë diçka”, i tha Embolo Xhakës me shaka, pasi ai është dhe një prej miqve mët ë ngushtë të shqiptarit.

Xhaka ia ktheu:“Hiç më larg se ti nuk jam”.

Zvicra është në një grup me Kosovën, por nuk do të përballet me dardanët në mars. Zvicra e hap fushatën kualifikuese kundër Bjellorusisë më 25 mars në Novi Sad të Serbisë, për shkak se UEFA ia ndaloi shtetit fqinj të Rusisë t’i luajë ndeshjet si vendas në vendin e vet për shkak të luftës në Ukrainë.

Tri ditë më vonë, favoriti i Grupit I kualifikues e pret Izraelin, rivalin e drejtpërdrejt të Kosovës për vendin e dytë.

Kombëtarja helvetike i thirri tre shqiptarë të Kosovës në ekipin e vet kombëtar për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 kundër Bjellorusisë dhe Izraelit.

Por tani dy prej tyre do të mungojnë, pasi Zvicra njoftoi të hënën se as Xherdan Shaqiri e as Andi Zeqiri nuk mund të luajnë shkaku i lëndimeve.

Ardon Jashari, një tjetër lojtar premtues që mund të vinte te Kosova dhe përfundoi te Zvicra, nuk u ftua nga Yakin për këto dy ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll