Sport

Djokoviç refuzohet edhe nga Miami, shkak bëhet vaksina e Covid-it

Tenisti numër një i botës Novak Djokovic, është tërhequr nga turneu i kësaj jave “Miami Open” për shkak se nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

21 Mars 2023, 11:53 Nga DOSJA
Djokoviç refuzohet edhe nga Miami, shkak bëhet vaksina e Covid-it

SERBI - Fituesi i 22 çmimeve Grand Slam, kishte kërkuar leje të veçantë për të hyrë në SHBA për shkak se nuk është i vaksinuar kundër Covid-19.

SHBA-ja kërkon që vizitorët të jenë të vaksinuar dhe të kenë dëshmi për këtë të paktën deri më 10 prill. Si rrjedhojë, Djokovic është tërhequr edhe nga turneu “Indian Wells” për të njëjtën arsye.

“Natyrisht, ne jemi një nga turnet kryesorë në botë, ne do të dëshironim të kishim lojtarët më të mirë që mund të luajnë. Bëmë gjithçka që mundëm, ne u përpoqëm të flisnim me qeverinë, por kjo nuk është në dorën tonë. Ne u përpoqëm dhe ai nuk kishte mundësinë të luante” , tha drejtori i turneut Miami Open, James Blake.

Të njëjtin rezultat kishte edhe në turneun Indiana Wells, që u munduan që të bënin një përjashtim për serbin por nuk ishte e mundur.

Djokovic, mungoi vitin e kaluar të US OPEN për shkak të qëndrimit të tij ndaj vaksinës dhe gjithashtu nuk ishte pjesë e Australian Open, pasi ishte dëbuar nga shteti për po të njëjtën arsye. Sidoqoftë, ai kishte deklaruar se preferon të heqë dorë nga pjesëmarrja në Grand Slams se sa të marrë vaksinën kundër Covid-19.

Humbja e tij e parë e sezonit ishte javën e kaluar, pasi u mund nga Daniil Medvedev në gjysmëfinalen e Dubai Duty Free Tennis Championships.

Ndeshjen e radhës Djokovic do të zhvillojë në kuadër të turneut Monte Carlo Masters nga data 9 prill.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll