Sport

Tërhiqet Jim Ratcliffe, nuk dëshiron të paguajë një çmim 'budalla' për Man.United

Bosi i Ineos, Jim Ratcliffe, tashmë pronar i OGC Nice, tha për "Wall Street Journal" se ai nuk ishte i gatshëm të rrisë ofertën për të blerë Manchester United.

21 Mars 2023, 12:04 Nga DOSJA
Tërhiqet Jim Ratcliffe, nuk dëshiron të paguajë një

ANGLI - Para afatit të fundit për dorëzimin e ofertave për blerjen e Manchester United të mërkurën, bosi i Ineos dhe OGC Nice, Jim Ratcliffe, tha se nuk ishte i gatshëm të vendoste ndonjë çmim mbi ofertën e bërë. Kështu tha miliarderi britanik në një intervistë me Wall Street Journal të hënën, duke e përshkruar klubin si një "aset komunitar" dhe jo si një financiar.

“Si e vendosni çmimin e një pikture? Si e vendosni çmimin e një shtëpie? Nuk ka të bëjë me koston e ndërtimit, apo koston e lyerjes. Ajo që ju nuk dëshironi të bëni është të paguani çmime ‘budalla’ për gjëra sepse do të pendoheni më vonë”.

Pronarët që nga viti 2005, familja Glazer, megjithatë e ndarë në shitjen e klubit për shkak të ofertave të konsideruara zhgënjyese sipas shtypit anglez, nisi një raund të dytë për të kërkuar oferta dhe banka investuese Raine, përgjegjëse për shitjen, kishte hapur derën për Ratcliffe dhe Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani, djali i ish-kryeministrit të Katarit, i shkolluar në Britani dhe i cili paraqitet si mbështetës i Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll