Bota

Shuhen shpresat edhe për këtë vit, BE nuk liberalizon vizat me Kosovën

24 Shtator 2019, 10:28 Nga DOSJA
Shuhen shpresat edhe për këtë vit, BE nuk liberalizon vizat me

KOSOVË- Ndonëse deri në fund të vitit janë edhe dy takime të Këshillit të Ministrave të BE-së, në asnjërën nga to nuk është përfshirë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Njohësit e integrimeve evropiane thonë se kjo është pasojë e mungesës së rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përderisa Zyra e BE-së në Prishtinë përsërit qëndrimin e vazhdueshëm për rend e ligj në Kosovë.

Përkundër mbështetjes së disa shteteve për liberalizim të vizave për Kosovën, Këshilli i ministrave i BE-së, si organ vendimmarrës, nuk e ka paraparë në agjendë këtë çështje. Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë në një përgjigje për Radio Kosovën nuk përmend kohën se kur mund të ndodhë kjo, por flet për raportin e progresit të këtij viti për Kosovën i cili mbështet Komisionin Evropian për të përmbyllur me urgjencë këtë proces.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, është me rëndësi që Kosova të vazhdojë të demonstrojë përpjekje të vazhdueshme për rend dhe ligj, migrim dhe siguri, në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv para vendimit përfundimtar (për liberalizim të vizave) të vendeve anëtare të BE-së.

Por, sipas njohësve të integrimit evropian, problem kryesor në këtë çështje është  ngecja e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit e korrupsionit. Demush Shasha, nga instituti ”EPIK”, i tha Radio Kosovës se skepticizmi vije kryekëput mbi mungesën e rezultateve të Kosovës në luftë kundër korrupsionit si një nga rekomandimet kyçe të KE sa i përket liberalizimit të vizave:

“Prandaj, arsyeja kryesore për hezitimin e disa vendeve anëtare për të liberalizuar vizat me Kosovën ka të bëjë ekskluzivisht me mungesën e rezultateve në luftë kundër korrupsionit, ku tri viti nga maji i vitit 2016, kur i është kërkuar Kosovës rezultat në këtë fushë, sot nuk kemi as edhe një rast të vetëm të korrupsionit të nivelit të lartë të përfunduar me sukses në gjykatë”, tha ai.

(a.m./dosja,al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni be kosove liberalizimi i vizave be kosove liberalizimi i vizave

Sondazh

Poll