Aktualitet

Aksident në Fushë Krujë, humb jetën 50-vjeçari (PAMJET)

Mjeti i cili ishte duke udhëtuar drejt veriut të vendit, humbi kontrollin e për pasojë u përplas me barrierat anësore.

21 Mars 2023, 07:11 Nga A.B
Aksident në Fushë Krujë, humb jetën 50-vjeçari
Aksidenti

FUSHË- KRUJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi e lëndimin rëndë të tre të tjerëve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Thumanë-Fushë Krujë. Mjeti i cili ishte duke udhëtuar drejt veriut të vendit, humbi kontrollin  rreth orës 03:00, e për pasojë u përplas me barrierat anësore.

Aksident në Fushë Krujë, humb jetën 50-vjeçari

Drejtuesi i mjetit, Luan Dukaj, ka ndërruar jetë, ndërsa në gjendje të rëndë janë 3 pasagjerët, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Shkak i shpejtësisë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut.

"Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit."-njofton Policia.

aksident ne fushe kruje luan dukaj

Sondazh

Poll