Aktualitet

Hetohej nga SPAK, ikën drejtoresha e AZHBR-së Eranda Selmanaj, kush e zëvendëson (EMRI)

Ajo është zëvendësuar nga Oltjon Muzaka, një njeri me përvojë në bashkëpunimet me Bashkimin Evropian.

20 Mars 2023, 22:03 Nga F.M
Hetohej nga SPAK, ikën drejtoresha e AZHBR-së Eranda Selmanaj, kush e
Eranda Selmanaj

TIRANË- Eranda Selmanaj (Mulla) është larguar nga drejtimi i AZHBR-së! Dosja.al ka mësuar se drejtoresha që u vetëemërua dhe nuk priti as vendimin e kryeministrit Edi Rama për të marrë këtë post, është zëvendësuar nga Oltjon Muzaka, një njeri me përvojë në bashkëpunimet me Bashkimin Evropian.

Dosja.al ka mësuar gjithashtu se Selmanaj është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Selmanaj nisi të firmoste si drejtoresha e AZHBR-së, ende pa dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për emërimin e saj, në vitin 2021.

Eranda Selmanaj ka punuar në AZHBR që prej vitit 2010, fillimisht si inspektore në Departamentin e Auditit të Brendshëm, më vonë Përgjegjëse e Sektorit dhe prej vitit 2019 ka qenë Drejtore e Drejtorisë së Autorizimit të Pagesave.

 

eranda selmanaj oltjon muzaka

Sondazh

Poll