Aktualitet

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Bulqiza, qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

Beci foli dhe për konsumimin e kokainës në Shqipëri.

20 Mars 2023, 23:41 Nga F.M
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Bulqiza, qyteti që konsumon
Eugen Beci

TIRANË- Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci thotë se në Shqipëri aktualisht ka një kultivim masiv të kanabisit. I ftuar në “Top Story” Beci foli dhe për konsumimin e kokainës në Shqipëri. Ai tha se Bulqiza zë vendin e parë.

“Në Ekuador ka një lëvizje të shqiptarëve nga 3 mijë në 7 mijë aktualisht. Çfarë bëjnë ata aty? Në fillimin gjejnë tregun. Janë ofrues të ndihmës së organizatave të rëndësishme kriminale. Kanë qenë garantues të transportit të drogës. Në Shqipëri, kemi kultivim masiv të kanabisit. DEA është posaçërisht për trafikimin e kokainës. Duhet studiuar Shqipëria. Këtu, konsumi i kokainës në raport me numrin e Bulqizës, është më i lartë në Bulqizë. Bulqiza zë vendin e parë në vend,”- tha Beci.

eugen beci

Sondazh

Poll