Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi, arrestohet një 23-vjeçar shqiptar

Shqiptari mund të mos jetë qëlluar aksidentalisht, pasi hetimet tregojnë se janë përdorur dy armë, një revole dhe një pistoletë.

20 Mars 2023, 22:20 Nga I.A
Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi, arrestohet një
Pëllumb Islami

GREQI- Një tjetër i dyshuar ka rënë në prangat e policisë greke për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Pëllumb Islami në Nea Jonia të Athinës. Protothema shkruan se i dyshuari është një 23-vjeçar, i cili është një nga shtatë personat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti.

Gjashtë nga urdhër-arrestet kanë të bëjnë me anëtarët e grupit kriminal ‘L’, ndërsa urdhri i shtatë ka të bëjë me një person të armatosur që ka marrë pjesë në këtë ngjarje. Burimet bëjnë të ditur se grupi prej 7 shqiptarësh janë arratisur me një xhip luksoz pas të shtënave në kafenenë. Të gjashtë anëtarët e grupit ‘L’ ndodhen ende në Greqi, ndërsa i shtati është arratisur drejt vendit të tij të origjinës. Të gjithë të dyshuarit kanë një të kaluar kriminale dhe kjo e bën ngjarjen më dyshuese. Sipas mediave greke, banda “L” është e përbërë nga 8 persona, të cilët kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia.

Tashmë janë 6 shqiptarë të shpallur në kërkim, ndërkohë që janë identifikuar vetëm dy prej tyre, Erlis Salaj, kapoja i grupit dhe Julian Qose, një prej anëtarëve. Ata u futën në një lokal ku ndodhej dhe Pëllumb Islami, për tu sqaruar me një tjetër grup shqiptarësh. Gjatë konfliktit u përdorën dhe armë zjarri dhe një prej plumbave kapi gabimisht Islamin, i cili ndërroi jetë. Viktima ishte hidraulik dhe nuk kishte aspak lidhje me jetën e grupit problematik.

pëllumb islami vritet pellumb islami

Sondazh

Poll