Bota

Dendias flet në ekspozitën e Ramës: Takimi me ministrin turk ishte shumë i rëndësishëm 

Dendias, i cili mori pjesë në hapjen e ekspozitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë, u shpreh se sot është një ditë shumë e rëndësishme dhe për popullin turk dhe për atë grek.  

20 Mars 2023, 19:18 Nga I.A
Dendias flet në ekspozitën e Ramës: Takimi me ministrin turk
Nikos Dendias dhe Mevlut Çavusoglu

GREQI- Ministri grek i jashtëm Nikos Dendias ka komentuar në Greqi takimin me homologun turk Mevlut Çavusoglu në Bruksel. Dendias, i cili mori pjesë në hapjen e ekspozitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë, u shpreh se sot është një ditë shumë e rëndësishme dhe për popullin turk dhe për atë grek.  

"Jam plotësisht i vetëdijshëm për vështirësitë në marrëdhëniet greko-turke, por sido që t'i shikoni, sot është një ditë shumë e rëndësishme", tha Dendias.  

"Për ta kuptuar këtë, mjafton të mendojmë se ku ishim disa javë më parë”, theksoi ai.

Pas një takimi dypalësh të mbajtur më herët gjatë ditës së sotme në margjinat e Konferencës së Donatorëve Turqi-Siri në Bruksel, Dendias dhe Cavusoglu njoftuan se Turqia do të mbështesë dhe votojë Greqinë në fushatën e saj për vendin anëtar jo të përhershëm të OKB Këshilli i Sigurimit i Kombeve. Greqia do të mbështesë kandidaturën turke për Sekretariatin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare Detare.

nikos dendias edi rama mevlut Çavusoglu

Sondazh

Poll