Sport

E rrallë, shefi i arbitrave në Itali do të bëjë publik komunikimin e VAR-it për rastin e golit të Juventusit!

Në emisionin “Pressing”, u diskuta dhe përfundimi ishte se edhe nëse pamjet filmike nga VAR nuk ishin të qarta, gjyqtari kryesor Chiffi ishte shumë pranë për ta parë vetë situatën.

20 Mars 2023, 15:20 Nga DOSJA
E rrallë, shefi i arbitrave në Itali do të bëjë publik

ITALI - Në dhomën e VAR të Lissone, Mazzoleni dhe Piccinini u deshën 4 minuta e 10 sekonda për të dhënë vendimin final për golin e Kostic dhe për të vlerësuar tre raste të mundshme të prekjeve me dorë.

Rasti i parë i Rabiot ishte paksa i vështirë për t’u kuptuar qartësisht pasi në këndvështrime të ndryshme, kishte prfundime të ndryshme. Gjithsesi, në emisionin “Pressing”, u diskuta dhe përfundimi ishte se edhe nëse pamjet filmike nga VAR nuk ishin të qarta, gjyqtari kryesor Chiffi ishte shumë pranë për ta parë vetë situatën.

Në rastin e dytë, Mazzoleni në VAR merr pak sekonda, pas prekjes me dorë të supozuar nga Rabiot, topi përfundon te Vlahovic i cili përplaset në krahun e majtë të tij.

Në rastin e tretë, një prekje tjetër me dorë nga Vlahovic pas shkëmbimit të topit me Rabiot.

Megjithatë, Rocchi, dirigjenti i arbitrave në Itali, ishte i zhgënjyer nga Chiffi dhe ekipi i arbitrave për derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit. Edhe pse u deshën rreth 4 minuta për të arritur në një përfundim, Rocchi tashmë po mendon të bëjë publik dialogun mes Chiffit dhe VAR-it në një takim me shtypin.

Nga ana tjetër, Rocchi ishte shumë i kënaqur me ekipin e arbitrave në derbin pikant mes Lazios dhe Romës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll