Sport

VIDEO/ U fut në fushë me një skuter dhe ndërpreu një ndeshje të futbollit amator në Holandë. Arsyeja? I ishte trembur kali…

Sipas mediave holandeze, para ndeshjes, tifozët e rinj të Veenhuizen hodhën fishekzjarre, duke i shkaktuar panik kalit të zotërisë!

20 Mars 2023, 15:09 Nga DOSJA

VIDEO/ U fut në fushë me një skuter dhe ndërpreu një

HOLANDE - Skena e pabesueshme ka ndodhur në një ndeshje të futbollit amator në Holandë. Një person hyri papritmas në fushë me një skuter, i zemëruar për shkak se kali i tij ishte trembur nga fishekzjarrët.

Rreth dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes Veenhuizen - Vitesse'63, një djalë që jeton pranë stadiumit ku po zhvillohej takimi, papritur hyri në fushë me një skuter, eci nëpër fushë duke "i kënduar" lojtarëve dhe u ndal në stol i vendasve për t'i shprehur pakënaqësinë e tij trajnerit! Më pas, ai kaloi fushën dhe u largua.

Sipas mediave holandeze, para ndeshjes, tifozët e rinj të Veenhuizen hodhën fishekzjarre, duke i shkaktuar panik kalit të zotërisë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll