Bota

Lista Serbe: Nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetarët e kësaj partie, Dalibor Jevtiç dhe Igor Simiru takuan me ambasadorin Hovenier dhe deklaruan se s’do të marrin pjesë në zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

20 Mars 2023, 15:58 Nga I.A
Lista Serbe: Nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e parakohshme
Lista serbe

KOSOVË- Lista Serbe i ka thënë ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme në komunat ky kryetarët nga kjo parti dhanë dorëheqje. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetarët e kësaj partie, Dalibor Jevtiç dhe Igor Simiru takuan me ambasadorin Hovenier dhe deklaruan se s’do të marrin pjesë në zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe, qëndruan qartë se partia jonë mbetet konsistente në qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës, derisa të plotësohen kërkesat që na bënë të largohemi nga institucionet e Kosovës, që është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe dhe tërheqja e të gjitha njësive speciale të Prishtinës nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftim.

23 prilli është data e caktuar për t’u mbajtur zgjedhjet në Veri, por Lista Serbe ende nuk ka aplikuar për certifikim, teksa afati është i hapur deri pasnesër. Mospjesëmarrja e Listës Serbe rrezikon ta bëjë të dështuar këtë proces. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se nga 9 marsi deri më sot nuk kanë pranuar aplikime të reja.

jeffrey hovenier goran rakiç dalibor jevtiç lista serbe zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll