Bota

Kina akuza SHBA: Po fiton para nga lufta në Ukrainë

Ministria e Jashtme e Kinës ka deklaruar sot se SHBA-ja po fiton para nga lufta në Ukrainë, duke korrur fitime të mëdha për sektorët e saj ushtarako-industrial dhe energjetik. 

20 Mars 2023, 11:12 Nga a.l

Kina akuza SHBA: Po fiton para nga lufta në Ukrainë

KINË- Ministria e Jashtme e Kinës ka deklaruar sot se SHBA-ja po fiton para nga lufta në Ukrainë, duke korrur fitime të mëdha për sektorët e saj ushtarako-industrial dhe energjetik. 

Sipas raportit “Gjendja e Demokracisë në SHBA në vitin 2022”, publikuar të hënën në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, pas fillimit të luftës në ukrainë, SHBA-të panë një mundësi për të përfituar prej saj, shkruajnë mediat e huaja. 

"Në vend që të ndërmerrte hapa për të promovuar një armëpushim, Uashingtoni vazhdoi të hidhte benzinë ​​në zjarr dhe të korrte fitime të mëdha nga lufta në sektorë ushtarakë, industrialë, energjetikë dhe të tjerë. SHBA e ka karakterizuar gjithashtu furnizimin me armë për Ukrainën si një konfrontim midis demokracisë dhe autoritarizmit”, thuhet në raport.

Duke vazhduar sulmin e saj ndaj SHBA-së, ministria kineze shtoi se e ashtuquajtura demokraci e Shteteve të Bashkuara është pushtuar prej kohësh nga grupe individësh me interesa dhe kapital të përbashkët, duke sjellë paqëndrueshmëri dhe kaos në botë. Në gusht 2022, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, këmbënguli të vizitonte Tajvanin, pavarësisht protestës së fortë të Kinës. Kjo ishte një sfidë e madhe politike që përkeqësoi tensionet nëpër ngushticat e Tajvanit. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll