Bota

Xi Jinping mbërrin në Moskë, pas vizitës pritet të telefonojë Zelenskyy-n

Vizita shtetërore tre-ditore vjen mes paralajmërimeve nga Uashingtoni se Xi mund të mbështesë Rusinë në luftën me Ukrainën duke i ofruar armë, pretendime që Kina i ka mohuar.

20 Mars 2023, 11:17 Nga a.l
Xi Jinping mbërrin në Moskë, pas vizitës pritet të
Xi Jinping

RUSI- Presidenti kinez Xi Jinping ka mbërritur në Moskë, vizita e tij të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se Xi është planifikuar të qëndrojë në Rusi deri të mërkurën. Pas vizitës, ai pritet të mbajë telefonatën e tij të parë që nga pushtimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Vizita shtetërore tre-ditore vjen mes paralajmërimeve nga Uashingtoni se Xi mund të mbështesë Rusinë në luftën me Ukrainën duke i ofruar armë, pretendime që Kina i ka mohuar. Deri më tani, Kina nuk ka ofruar armë ose nuk ka shkelur hapur sanksionet perëndimore. Megjithatë, ajo ka ndihmuar Rusinë pasi Perëndimi është përpjekur ta izolojë atë, ka rritur ndjeshëm importet e naftës ruse dhe është bërë një burim edhe më vendimtar për Rusinë i inputeve kryesore si mikroçipet.

Ndërsa Pekini pretendon se është një arbitër neutral dhe prezantoi planin e tij të paqes muajin e kaluar, zyrtarët dhe media shtetërore i kanë bërë jehonë argumenteve të Putinit se NATO-ja është fajtore.

Rusia është shumë më e varur nga Kina sesa anasjelltas, veçanërisht që nga pushtimi. Një ekspert për Rusinë, Alexander Gabuev ka deklaruar se Rusia mbetet një burim kyç i naftës, armëve dhe teknologjisë ushtarake për Kinën dhe një partner kryesor diplomatik duke pasur parasysh vendin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe qasjen e njëjtë ndaj mosmarrëveshjeve me Perëndimin. 

xi jinping vladimir putin

Sondazh

Poll