Bota

'Hidhini ose jepuani fëmijëve'/ Paralajmërimi i Kremlinit për zyrtarët në samitin Xi Jinping-Putin: Mos përdorni iPhone, Perëndimi mund t’ju përgjojë

Telefonat nuk duhet të përdoren deri më 1 prill. 

20 Mars 2023, 11:27 Nga a.l
'Hidhini ose jepuani fëmijëve'/ Paralajmërimi i
Iphone

RUSI- Zyrtarëve rusë u është ndaluar të përdorin 'iPhone' të Apple për shqetësime sigurie. Mediat e huaja raportojnë se,  nënkryetari i parë i administratës presidenciale Sergei Kiriyenko tha se telefonat ishin të përgjueshëm nga agjencitë e inteligjencës perëndimore. Telefonat nuk duhet të përdoren deri më 1 prill. 

 "Gjithçka ka marrë fund për iPhone: ose hidheni ose jepjani fëmijëve", tha Kiriyenko. 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ai nuk mund ta konfirmonte raportin, por se telefonat inteligjentë gjithsesi nuk mund të përdoren për qëllime zyrtare. Vladimir Putin gjithmonë ka thënë se nuk ka smartfon, megjithëse Peskov ka thënë se Putin përdor internetin herë pas here. 'Apple' nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me rastin. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll