Bota

Emmanuel Macron sot në sprovë, përballet me 2 mocione mosbesimi për pensionet

Sot përgatitet mocioni i mosbesimit, tubimet dhe incidentet vazhduan gjatë fundjavës, të cilat u mbështetën edhe nga partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen.

20 Mars 2023, 10:37 Nga k.m.
Emmanuel Macron sot në sprovë, përballet me 2 mocione mosbesimi
Emmanuel Macron

PARIS- Qeveria e Emmanuel Macron në Francë do të përballet me një mocion mosbesimi pas vendimit të tij për të kaluar ndryshimin e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç me dekret presidencial dhe jo me votim në parlament. Ndërkohë që sot përgatitet mocioni i mosbesimit, tubimet dhe incidentet vazhduan gjatë fundjavës, të cilat u mbështetën edhe nga partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen.

Siç shpjegojnë analistët, për të ndodhur një gjë e tillë, mocioni i censurës duhet të mbështetet nga rreth 30 (nga 61) deputetë të partisë republikane të qendrës së djathtë, gjë që konsiderohet e pamundur nga gazeta “Le Parisien”. Sindikatat dhe punëtorët u përgjigjën se do të vazhdojnë mobilizimet kundër qeverisë dhe presidentit. 

Çfarë do të ndodhë nëse kalojnë mocionin e censurës?

Nëse miratohet njëra nga dy mocionet e censurës, atëherë qeveria do të detyrohet të japë dorëheqjen, diçka që nuk ka ndodhur që nga viti 1962. Nëse ndodh diçkja e tillë, Macronit ose do t'i kërkohet të emërojë një qeveri të re me një kryeministër të ri ose të vazhdojë me shpërndarjen e parlamentit, duke shpallur zgjedhje të reja.

Megjithatë, analistët politikë besojnë se Macron nuk do të "bjerë", pasi qeveritë franceze, siç ka treguar historia, kanë fituar kundër propozimeve për shkarkim.

emmanuel macron

Sondazh

Poll