Bota

Drejt falimentimit/ Banka 'Credit Suisse' shpëtohet nga rivali, nënshkruhet marrëveshja për blerjen e saj

Ministri zviceran i financave tha se falimentimi i një banke të rëndësishme globale do të kishte krijuar pasoja të pariparueshme për tregjet financiare.

20 Mars 2023, 10:33 Nga a.l
Drejt falimentimit/ Banka 'Credit Suisse' shpëtohet nga rivali,
Credit Suisse

ZVICËR- Autoritetet zviceriane ka njoftuar se UBS nënshkroi një marrëveshje për të blerë bankën rivale zvicerane Credit Suisse, pas rënisë së aksioneve dhe problemeve financiare. Mediat e huaja raportojnë se, rregullatorët zviceranë janë detyruar të ndërhyjnë dhe të orkestrojnë një marrëveshje për të parandaluar përhapjen e krizës së besimit në 'Credit Suisse' në sistemin më të gjerë financiar. Ministri zviceran i financave tha se falimentimi i një banke të rëndësishme globale do të kishte krijuar pasoja të pariparueshme për tregjet financiare.

Nuk është ende e qartë nëse marrëveshja është e mjaftueshme për të rikthyer besimin te huadhënësit në mbarë botën.  Banka qendrore zvicerane do të ofrojë likuiditet të konsiderueshëm për bankën e bashkuar. Marrëveshja përfshin 100 miliardë dollarë (108 miliardë dollarë) në asistencë likuiditeti për UBS dhe 'Credit Suisse'.

“Me marrjen e Credit Suisse nga UBS, është gjetur një zgjidhje për të siguruar stabilitetin financiar dhe për të mbrojtur ekonominë zvicerane në këtë situatë të jashtëzakonshme”, tha banka qendrore zvicerane.

Autoriteti Zviceran i Mbikëqyrjes së Tregut Financiar (Finma) tha se do të vazhdojë të gjitha aktivitetet e biznesit të të dy bankave pa kufizime apo ndërprerje. Finma tha se do të bashkërendojë me autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare, përkatësisht Rezervën Federale të SHBA-së dhe Autoritetin Britanik të Rregullimit Prudencial.

credit suisse

Sondazh

Poll