Bota

Marrëveshja në Ohër, vjen reagimi i parë nga Uashingtoni: Dy palët duhet të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më shpejt

Watson e ka mirëpritur dakordësimin për zbatimin e marrëveshjes.

19 Mars 2023, 10:43 Nga A.B
Marrëveshja në Ohër, vjen reagimi i parë nga Uashingtoni: Dy
Takimi

SHBA- Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka reaguar për takimin në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiç janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel. Në një postim në profilin e saj në Twitter, Watson e ka mirëpritur dakordësimin për zbatimin e marrëveshjes.

Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në reagimin e saj.

Çfarë ndodhi dje në Ohër?

Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.

Ndërmjetësues ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll