Sport

Futbolli ngushëlllim! Dani Alves 'pranon' divorcin dhe gjen mënyra për të harruar...

Futbolli dominon burgun 'Brians 2' të Katalonjës pas mbërritjes së Dani Alves, i cili sipas mediave spanjolle vazhdon të organizojë ndeshje futbolli me shokët e tij të burgosur.

19 Mars 2023, 12:44 Nga DOSJA
Futbolli ngushëlllim! Dani Alves 'pranon' divorcin dhe gjen

SPANJE - Rrjeti spanjoll Cuatro mund ta ketë portretizuar Dani Alves të shkatërruar nga ndarja me gruan e tij dhe nga biseda për një grevë urie, por jeta në burg duket se po shkon shumë më harmonikisht për brazilianin 40-vjeçar. Plot futboll.

Alves, i cili është ende pas hekurave për rastin e përdhunimit të 23-vjeçares deri në fillimin e gjyqit, mësohet se ka pranuar realitetin e tij të ri dhe pas “shokut” të braktisjes nga Joana Santh, e cila bëri kërkesën për divorc, shikon përpara dhe organizon ndeshje futbolli në burgjet “Brians 2”!

Kështu bën të ditur faqja spanjolle “Servimedia”, duke theksuar ndër të tjera, se Alves ka marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët e tij të burgosur dhe shpeshherë jep autografe gjatë ditës. Madje, publikimi thekson, se që nga ardhja e Dani Alves, kërkesa nga të burgosurit për pajisje sportive është katër herë më e lartë se më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll