Sport

Xavi: “Barcelona nuk e ndryshon stilin e saj, nuk e kam problem edhe 1-0”

Në Kupën e Mbretit ndodhi e kundërta me Los Blancos që ishin më mirë në zotërimin e topit. Nga ana tjetër, Xavi shtoi se nuk e ka problem ta fitojë një ndeshje me rezultatin 1-0, edhe pse i pëlqen më shumë rezultati 5-4.

18 Mars 2023, 18:44 Nga DOSJA
Xavi: “Barcelona nuk e ndryshon stilin e saj, nuk e kam problem edhe

SPANJE - El Clasico e së dielës mes Barcelonës dhe Real Madrid në Camp Nou është padyshim kryesfida e javës së 26-të në LaLiga. Katalanasit do të zbresin në fushë si kryesues të kampionatit teksa i gëzohen faktit edhe se kanë një avantazh me nëntë pikë ndaj madrilenëve.

Në konferencë për shtyp trajneri i Barçës, Xavi Hernandez u shpreh se skuadra e tij do të kërkojë të dominojë lojën nëpërmjet stilit të saj për të pasur nën kontroll topin, edhe pse në takimin e fundit në Kupën e Mbretit ndodhi e kundërta me Los Blancos që ishin më mirë në zotërimin e topit. Nga ana tjetër, Xavi shtoi se nuk e ka problem ta fitojë një ndeshje me rezultatin 1-0, edhe pse i pëlqen më shumë rezultati 5-4.

“Real Madrid do të kërkojë të dominojë lojën, këtë bënë edhe në ndeshjen e Kupës. Por, unë nuk e planifikoj ndeshjen me mendimin se do të na dominojë kundërshtari. Kërkojmë të dominojmë ne nëpërmjet kontrollit të topit. Unë personalisht preferoj ta fitoj një ndeshje me rezultatin 4-0 ose 5-4, por çfarë problemi keni edhe nëse fitojmë 1-0 si në Kupë? Kupën e parë Europiane, Barcelona e ka fituar 1-0 me një gol të Koeman dhe nuk pati asnjë kritikë.

“Kundër Realit e kemi treguar se luajmë mirë edhe me topin në zotërim, por edhe pa e pasur në kontroll atë. Nëse i bëjmë mirë të dyja, për mua nuk ka asnjë problem. Do të mundohemi të dominojmë dhe të kemi topin në kontroll pasi pa pasur atë vuan shumë në fushë. Pres një Madrid ofensiv, kjo do të ishte më e mira edhe për ata. Megjithatë, Barcelona nuk e ndryshon stilin e saj”, përfundoi Xavi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll