Bota

“Në klasë me rroba banje”/ Shkollat në Argjentinë gjejnë zgjidhje për të përballuar vapën

Bordi i shkollës sqaroi se edhe pse çdo ambjent është i pajisur me kondicioner, ndërprerjet e energjisë e bëjnë të pamundur përdorimin e tyre.

18 Mars 2023, 20:21 Nga f.i
“Në klasë me rroba banje”/ Shkollat në
Pamje nga shkolla

ARGJENTINË- Argjentina është prekur nga një valë i nxehti, duke thyer rekorde temperaturash. Duke iu përgjigjur temperaturave sfiduese, nxënësve në shkollën fillore Francisco Gurruchaga në Rosario u është bërë thirrje të ndërrojnë veshjet e tyre të shkollës me rroba plazhi. Bordi i shkollës sqaroi se edhe pse çdo ambjent është i pajisur me kondicioner, ndërprerjet e energjisë e bëjnë të pamundur përdorimin e tyre.

“Nxënësit nga klasa e parë deri në të shtatën mund të ndjekin mësimin me rroba banje, peshqir, pasi mësimi do të zhvillohet në shesh,"- njoftoi shkolla, sipas medias vendase.

Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik kjo është vera më e nxehtë e Argjentinës që nga viti 1961. Temperaturat gjatë 10 ditëve të para të marsit janë regjistruar nga 32.3 gradë deri në 38.8 gradë Celsius. 

shërbimit kombëtar meteorologjik

Sondazh

Poll